17 Maj 2024

Ban: Veiru i Kosovës peng i një të ardhme të pasigurt

New York, 9 nëntor - Raporti me i ri mbi zhvillimet në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon, tërheq vërejtjen se zhvillimet në veri të vendit dhe çështjet e pazgjidhura përbejnë një kërcënim për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Sipas Eri Kaneko, zyrtare në zyrën zedhenese të Sekretarit Ban, raporti zyrtar tashmë i është dhënë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ai do të shqyrtohet nga ky organ në fund të muajit.

Ban, në observimet e tij mbi gjendjen prej 16 korrikut deri më 15 tetor thotë se ka pasur një përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike në gjithë Kosovën, për të nënvizuar se përderisa mbeten të pazgjidhura çështjet në pikat kufitare në Portat 1 dhe 31, ndërsa çështjet e sundimit të ligjit ndërlidhen me qëndrimet ndaj statusit, bashkësia ndërkombëtare dhe njerëzit në teren do të vazhdojnë të përballen me rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve dhe shpërthimit të dhunës, gjendje kjo që bën që palët të mbeten peng i një të ardhme të pasigurt.

Raporti bënë një përshkrim kronologjik të zhvillimeve të nxehta tremujore për të konkluduar se gjendja në veri ka lene në hije zhvillimet e tjera politike.

Ne këtë kuadër Sekretari Ban bën thirrje për vazhdimin e dialogut dhe rikthimin e besimit. Këshilli i Sigurimit do ta shqyrtojë raportin më 29 nëntor, me ç’rast vendet anëtare do të paraqesin qëndrimet e tyre por edhe komentet lidhur me observimet e shefit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim qëndrimet e tyre do t’i paraqesin edhe shefat e diplomacive të Kosovës dhe të Serbisë, ndërkaq kryesinë e Këshillit për këtë muaj e ka Portugalia.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)