Ban Ki-mun: Veriu i Kosovës të zgjidhet me dialog
New York, 31 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB-së ka përsëitur se pret nga liderët e Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen seriozisht në dialog.
U kam thënë liderëve në Beograd dhe Prishtinë se pres përkushtim të sinqertë dhe serioz për dialog nga të dy palët. Të gjitha çështjet, në veçanti tensionet në veri, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, është shprehur Ban.
Ai ka thënë se rëndësinë e dialogut e ka shprehur në secilin hap që ka bërë në rajon, derisa është shprehur se kthehet në Nju Jork me përshtypjen të thellë për elasticitetin dhe dinamizmin e rajonit.