Ban Ki Mun sot qëndron në Maqedoni
Shkup, 25 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), Ban Ki Mun ka mbërritur mbrëmë në Maqedoni, pas vizitës që zhvilloi në Republikën e Kosovës.
Ban Ki Moon është takuar mbrëmë me presidentin Gjorgje Ivanov ndërsa sot do të mbajë një fjalim para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë si dhe do të realizojë një takim me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun i cili po qëndron në Maqedoni në kuadër të një turneu ballkanik është i shoqëruar edhe nga ndërmjetësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, Metju Nimiç.
Kjo nënkupton sipas burimeve qeveritare, se kontesti i emrit dhe zgjidhja e tij është një nga çështjet kryesore në axhendën e kësaj vizite, në planin e bisedimeve dhe zhvillimeve politike.