10 Janar 2025

Ban Ki Mun sot do ta vizitojë Beogradin

Beograd, 23 korrik - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, do ta vizitojë sot Beogradin.

 Gjatë qëndrimit të tij në shtetin serb, ai pritet ta takojë presidentin, Tomisllav Nikoliq dhe shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.

 Vizita e tij bërë Serbisë hyn në kuadër të turneut ballkanik, të cilin Ban e nisi më 20 korrik.

 Deri më tani, sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara ka vizituar Slloveninë, Kroacinë dhe Malin e Zi.

 Të martën, ai pritet të qëndrojë në Kosovë, ndërsa më pas do ta vizitojë Maqedoninë dhe Bosnjën për ta përmbyllur turneun në rajon më 26 korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)