10 Janar 2025

Ban Ki-mun nis sot turneun ballkanik

Lubjanë, 19 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun me vizitën e sotme në Slloveni nis një turne disa-ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë të gjitha ish republikat jugosllave si dhe Republikën e Kosovës.

 Në Slloveni ai takon kryeministrin Janez Jansha, presidentin Danillo Turk dhe kryetarin e Kuvendit Gregor Virant.

 Nga këtu, ai udhëton në Kroaci, ku gjatë qëndrimit tre-ditor në Zagreb dhe Brion zhvillon bisedime me krerët shtetërorë.

 Pastaj, ai udhëton në Mal të Zi për t’u takuar me presidentin Filip Vujanoviq dhe liderët tjerë malazezë.

 Për të hënën është planifikuar vizita në Serbi, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin e ri nacionalist, Tomisllav Nikolliq, mandatarin për qeverinë e re, Ivica Daçiq dhe shefin në largim të diplomacisë, Vuk Jeremiq.

 Më 24 korrik, Ban vjen në Kosovë, ku përveç takimeve me përfaqësues të UNMIK-ut, do të zhvilloje bisedime me liderët e institucioneve kosovare.

 Ban më pas viziton Maqedoninë, ndërsa turneun e përmbyll me qëndrimin në Bosnje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)