Ban ki Mun: Kujdes në zbatimin e strategjisë për veriun
New York, 7 prill - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun shprehet i shqetësuar për politikën e re të Prishtinës ndaj veriut të Kosovës, dhe i ka bërë thirrje qeverisë kosovare të bëjë kujdes ndaj zbatimit të strategjisë së re për atë pjesë të territorit me shumicë serbe.
"Jam i shqetësuar nga mundësia e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, nëse autoritetet e Prishtinës nuk e zbatojnë strategjinë e tyre në mënyrë transparente dhe në dialog me komunitetet lokale dhe me palët e tjera relevante", thuhet në raportin e Ban ki Munit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ban ki Mun në raportin e tij ka kërkuar nga të gjitha palët të ndërmarrin "masa praktike" për afrimin e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
"Stabiliteti afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës dhe i regjionit varen nga suksesi i procesit të pajtimit mes komuniteteve", theksohet në raportin e kreut të OKB-së, i cili vë në dukje se misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK hartimin dhe zbatimin) nuk është konsultuar në e politikës së re për veriun e Kosovës.
Por, Ban ki Mun thekson se UNMIK-u vazhdon të kryejë rolin e ndërmjetësuesit midis palëve për të gjetur zgjidhje për problemet praktike, por pa zgjidhur çështjen e statusit.
Gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e qetë, por e brishtë, vlerësohet në raport.
Ban thekson se UNMIK-u vazhdon të kryejë rolin e ndërmjetësuesit midis palëve për të gjetur zgjidhje për problemet praktike, por pa zgjidhur çështjen e statusit.
Thuhet, se megjithatë, bisedimet për përgatitjet praktike për arritjen e funksionimit të plotë të gjyqësorit dhe doganës në veri të Kosovës nuk kanë përparuar, por konsultimet midis Prishtinës dhe Beogradit po vazhdojnë