Ban Ki-moon vlerëson progresin në dialogun Kosovë- Serbi
New York, 20 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon përshëndet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duke e cilësuar atë si një progres i rëndësishëm.
Në raportin e tij të fundit, Ban uron liderët e të dyja palëve të cilën thotë se i kanë hyrë një procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim të zgjidhjes të çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre.
ndonëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar. thuhet ne raportin e tij.
Dialogun e rifilluar në tetor Ban e quan një ngritje të procesit nga niveli teknik në atë politik që ofron prospekte të reja.