12 Janar 2025

Ban Ki-Moon, thirrje t’i jepet fund dhunës në Egjipt

New York, 18 gusht - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon u shpreh i alarmuar për trazirat në Egjipt, pas një dite tjetër përleshjesh me armë zjarri, kur forcat e sigurisë bastisën një xhami në Kajro.

Në një deklaratë në orët e mbrëmshme, zoti Moon bëri thirrje për t’u dhënë fund protestave të dhunshme, dhe u shpreh se është përdorur forcë e tepruar në përgjigje të tyre. Ai tha se parandalimi i vdekjeve të tjera duhet të jetë përparësia kryesore e egjiptianëve në këtë moment.

Komentet e sekretarit të Përgjithshëm bëhen pas trazirave të djeshme, kur një përleshje e armatosur mes forcave egjiptiane të sigurisë dhe luftëtarëve të Vëllazërisë Myslimane të strehuar në një xhami në Kajro, u mbyll me një përfundim paqësor dje, pasi autoritetet u futën në xhami dhe arrestuan disa nga protestuesit, ndërsa lejuan të tjerët të largohen.

Ky incident u zhvillua në një kohë që pati goditje sporadike me armë zjarri nga snajperët e Vëllazërisë Myslimane nga minareja e xhamisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)