Ban Ki Moon rizgjedhet sekretari i përgjithshëm i OKB-së
New York, 22 qershor - Shefi i OKB-së Ban Ki Moon mbetet serish në krye të Kombeve të Bashkuara pasi qe nuk pati as kandidat kundërshtar.
192 anëtarët e asamblesë së përgjithshme të OKB-së e zgjodhën kryediplomatin koreanojugor sërish njëzëri me aklamacion në postin e sekretarit të përgjithshëm.
Menjëherë pas votimit Ban bëri betimin me njërën dorë mbi kartën e OKB-së.
Në fjalën e tij të parë pas zgjedhjes sërish 67-vjeçari theksoi sukseset dhe arritjet e organizatës botërore. \"Detyra të tjera na presin\", tha ai.
OKB-ja duhet të tregojë rezultate, të dukshme dhe të prekshme për njerëzit, shtoi Ban. Periudha e dytë legjislative e Banit nis më 1 janar 2012 dhe vazhdon deri në fund të 2016-ës.