Ban Ki Moon propozon ngritjen e një misioni të OKB në Libi

Bruksel, 10 shtator - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit ngritjen e një misioni të OKB në Libi.
Misioni do të qëndrojë fillimisht për tre muaj për të këshilluar Këshillin e Përkohshëm kombëtar dhe ta përkrahë atë për krijimin e një qeverie të re, thuhet në një letër të Ban-it.
Sipas këshilltarit special të Bani-it për Libinë, lan Martin, anëtarët e këshillit të Sigurimit sinjalizuan gatishmërinë e mbështetjes së tyre për një iniciativë të tillë.
Një projektrezolutë përkatëse mund të paraqitet ditën e hënë. Martin foli për rreth 200 punonjës civilë që do të kenë mundësinë të angazhohen në kuadër të këtij misioni.