10 Janar 2025

Ban Ki-moon pritet të vijë në Kosovë

New York, 20 qershor - Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, po planifikon një vizitë në rajon. Burime nga New Yorku kanë shpjeguar për gazetën se sekretari i përgjithshëm planifikon që të qëndrojë në Ballkan për një javë rresht nga 19 korriku deri më 26.

Në kuadër të saj, sipas burimeve të gazetës, Ban do të qëndrojë edhe në Kosovë, më 24 korrik të këtij viti. Vizitën tani për tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësi i sektarit të përgjithshëm. “Për momentin nuk mund të themi asgjë rreth kësaj”, i ka thënë gazetës njëri prej tyre.

Megjithatë në kuadër të një agjende që ka parë gazeta, shefi i OKB-së do të vizitojë shtatë shtete të rajonit. Në të gjitha vendet do të qëndrojë nga një ditë të vetme, përjashtuar Kosovën.

Vizitën në Beograd dhe Prishtinë shefi i OKB-së ka planifikuar ta bëjë brenda një dite të vetme. Sipas agjendës jozyrtare, Ban Ki-moon planifikon që mëngjesin e 24 korrikut ta vizitojë Beogradin, ndërkaq pasdite do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës në Prishtinë.

Shefi i OKB-së planifikon që të arrijë në Slloveni më datën 19 korrik. 20 korriku do të jetë dita e vizitave zyrtare në shtetin slloven.

Në Kroaci, shefi i OKB-së do të qëndrojë dy ditë. Ditën e parë, më 21, do ta ketë ditë pushimi, ndërkaq takimet zyrtare do t`i bëjë më 22. Mali i Zi është shteti ku Ban Ki-moon planifikon të shkojë pas vizitës në Kroaci.

Atje do të qëndrojë më 23 korrik. Data 24 do të jetë dita e takimeve në Beograd e Prishtinë, ndërkaq më 25 dhe 26 do të vizitohen Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sarajeva pritet të jetë kryeqyteti i fundit në turneun që Ban Ki- moon pritet të ketë në rajon.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se shefi i OKB-së me këtë rast do të kërkojë ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

Gazeta nuk ka mundur të merrte qëndrim të Qeverisë së Kosovës lidhur me nivelin e përfaqësuesve kosovarë që do të presin shefin e OKB-së. E pamundur ka qenë të merret edhe një qëndrim i UNMIK-ut në lidhje me këtë vizitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)