23 Dhjetor 2024

Ban Ki Moon pret opinion pozitiv për Kosovën

Bernë, 20 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka deklaruar se pret një opinion pozitiv nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Por ai ka theksuar se pavarësisht kësaj, Kombet e Bashkuara dhe shtetet e tjera duhet të shikojnë realitetin e shtetit të ri kosovar.

Ban ndodhet në Gjenevë dhe u pyet për këtë çështje nga televizioni shqiptar - Top Channel.

“Jam i informuar për kërkesën serbe mbi legalitetin e pavarësisë së Kosovës. Vendimi do të jepet më 22 korrik dhe kjo temë do të jetë në qendër të debatit në Këshillin e Sigurimit. Por cilido që të jetë vendimi, vendet anëtare janë të detyruara të pranojnë realitetin e ri”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)