11 Janar 2025

Ban Ki Moon kërkon zgjidhje të përbashkët për veriun

New York, 11 nëntor - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar që autoritetet në Prishtinë, ato në Beograd, si dhe autoritetet lokale në veri të Kosovës të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Në raportin e tij të rregullt për Kosovën, shefi i OKB-së ka kërkuar që nëpërmjet kësaj zgjidhjeje të zbatohen marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun teknik.

Po ashtu ka bërë thirrje që t`i mundësohet misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) operimi në veri.

“U bëj thirrje liderëve në Beograd, Prishtinë, si dhe aktorëve lokalë që të tregojnë vetëpërmbajtje, durim, dhe të demonstrojnë vullnet të mirë për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon.

Në raportin e shpërndarë shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit që përfshin periudhën 16 korrik – 15 tetor të këtij viti, shefi i OKB-së ka vlerësuar me tone pozitive përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për integrimin e komunitetit serb, si dhe ka kërkuar që gjendja “relativisht e qetë në veri” të mbetet e njëjtë, duke mundësuar edhe funksionimin e EULEX-it, misionit që, sipas shefit të OKB-së, nuk po mund të operojë në veri për shkak të kufizimeve në lirinë e lëvizjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)