Ban kërkon përpjekje në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
New York, 14 maj - Sekretari i përgjithshëm i OKB-s Ban Ki Moon ka kërkuar përpjekje më të madhe nga të gjitha vendet e botës në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë Shinhua të lajmeve e cila njoftoi se Ban Ki Moon të hënë ka kërkua gjithashtu një angazhim më të madh të gjitha vendeve të botës për të ndihmuar fondin për të mbrojtur viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Sipas këtij burimi, Ban Ki Moon në mbledhjen dy ditore të AP së OKB-s e cila është zhvilluar për të koordinuar përpjekjet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, theksoi për rreziqet që vijnë nga trafikimi i qenieve njerëzore.
Trafikimi i qenieve njerëzore shkatërron edhe ekonominë e vendeve sepse disa grupe fitojnë miliarda dollarë nga kjo tregti e paligjshme, të ardhura këto që kryesisht investohen në shitblerjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike si dhe organizimin e krimeve të tjera.