Ban kërkon nga Prishtina dhe Beogradi zgjidhjen e problemeve

Bernë, 17 tetor - Sekretari i përgjithshëm e OKB-së, Ban Ki-Mun i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e problemeve me dialog, sidomos në kalimet administrative në pjesën veriore të Kosovës.
Unë u takova me përfaqësuesit e të dyja qeverive gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB në shtator dhe u thashë atyre se duhet të zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura, tha Ban Ki-Mun në një konferencë shtypi në Bernë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka thënë se është e papranueshme që kufiri të jetë i bllokuar, duke shtuar megjithatë se ai është i vetëdijshëm që ky është një konflikt që i ka rrënjët e thella. Ban Ki-Mun tha se nevoja për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje përmes dialogut të këtij problemim historik dhe politik.
Serbët në veri të Kosovës nuk i njohin autoritetet e Prishtinës dhe refuzojnë që këto autoritete të kontrollojnë kalimet administrative me Serbinë në Jarinje e Bërnjak, prandaj nga shtatori edhe kanë ngritur barrikada. Pas konfliktit në mes të serbëve dhe KFOR-it muajin e kaluar, u pezullua dialogu Beograd-Prishtinë.