Ballkanit i kanosen vërshime gjatë 20 viteve të ardhshme
Bruksel, 23 janar - Ekspertët e Bahskimit Evropian (BE) paralajmërojnë vërshime të mëdha dhe rritje dramatike të shirave në Ballkan gjatë 20 viteve të ardhshme.
Klimatologët e BE-së paralajmëruan se rajoni i Serbisë gjatë 20 viteve të ardhshme më së shumti do të goditet nga shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimat.
Sasia e shirave nga viti në vit do të jetë më e madhe për 10 për qind, ndërsa banorët e rajoneve të goditura i presin sëmundje dhe mungesë të ushqimit, shkruan gazeta Pres.
Klimatologët evropianë konsiderojnë se e gjithë kjo është si pasojë e ndryshimeve klimatike në botë, ndërsa Ballkani do të jetë më i godituri