13 Janar 2025

Ballkani Perëndimor po rrezikon regjimin pa viza

Bruksel, 29 dhjetor - Komisioni evropian në raportin për regjimin pa viza për Ballkanin Perëndimor vlerësoi se në vitin 2012 dhe 2013” keqpërdorimi i azilit vazhdon të rrezikoj regjimin e pa viza mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit evropian”,por theksoi se “shumica e qytetarëve” e regjionit me respekt të dispozitave ka shfrytëzuara mundësinë që pa viza të udhëtoj në Union.

Sic thuhet në raportin më të ri të Komisionit evropian ,Këshillit të ministrave të BE dhe Parlamentit evropian, në të cilat ka pasur qasje Beta,kur është fjala për “keqpërdorimet e azilit”,në nëntë muajt e parë këtë vit gjendja ka mbetur gati e njëjtë,meqë numri i kërkesave për azil nga vendete e Ballkanit Perëndimor në BE ka rënë për më shumë se 5%.

Prandaj,megjithatë ,në Gjermani numri i lutjeve për azil të shtetasve nga Ballkani Perëndimor është rritur për 70 % në nëntë muajt e këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Sikurse në vitin e kaluara,në nëntë muajt e parë të vitit 2013 më së shumti kërkesa për azil kanë ardh nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë ,pastaj Shqipërisë dhe Bosnjës së Hercegovinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)