11 Janar 2025

Ballkani Perëndimor dhe Kosova e kanë vendin në BE

Prishtinë, 8 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar edhe sot në Londër agjendën e takimeve me personalitete të larta shtetërore të Britanisë së Madhe.

Kështu, kreu i Kuvendit është pritur në një takim të veçantë nga ministri britanik për Evropë, David Lidington, me të cilin ka biseduar për tema që lidheshin me zhvillimet në Kosovë e rajon.

Kryetari Veseli e njoftoi z. Lidington për prioritetet e institucioneve të Kosovës, siç janë: integrimi euro-atlantik, sundimi i ligjit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve, fusha këto në të cilat një kontribut thelbësor do të japin edhe MSA-ja e liberalizimi i vizave, duke i bërë qytetarët e Kosovës pjesë integrale të Evropës.

“Ballkani Perëndimor, këtu edhe Republika e Kosovës, e ka vendin në Bashkimin Evropian. Realizimi i procesit të integrimeve euro-atlantike është synim i tërë spektrit politik të Kosovës. Integrimi i rajonit në BE e bën këtë pjesë të Evropës zonë të paqes, sigurisë e prosperitetit ekonomik”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)