Ballkani ka shansat e integrimit në takimin e Sarajevës
Londër, 31 maj - Integrimi i Ballkanit Perendimor, vazhdon të jetë një nga sfidat e fundit në ndërtimin e Evropës së Bashkuar demokratike, thuhet në një editorial të gazetës "Gardian".
I tërë rajoni i Ballkanit, do të ketë shansin që në takimin e Sarajevës, ti bashkohet dinamikës së re të integrimeve evroatlantike, thuhet në një shkrim autorial të Sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, përfaqësueses së lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe shefit të diplomacisë spanjolle, Migel Angel Moratinos, të botuar sot në gazetën britanike, Gardian.
Integrimi i Ballkanit Perendimor, vazhdon të jetë një nga sfidat e fundit në ndërtimin e Evropës së Bashkuar demokratike. Zyrtarë të lartë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, kanë pasur angazhime shtesë muajt e fundit në procese të ndryshme të evropizimit të Ballkanit, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Evropian, thuhet tutje në shkrimin autorial, në takimin e Sarajevës do të bëjnë të qartë porosinë: jemi të gatshëm tu ndihmojmë qytetarëve dhe liderëve të rajonit në ndërtimin e përbashkët të një të ardhme më të mirë, shkruajnë Hilari Klinton, Ketrin Eshton dhe Migel Angel Moratinos.