Ballkani është prioriteti i politikës ës jashtme të Sllovenisë
Lubjanë, 11 janar - Kryeministrja e Sllovenisë Alenka Bratushek deklaroi në një mbledhje të diplomatëve në Ljubljanë se prioriteti i politikës së jashtme të vendit duhet të jetë Ballkani Perëndimor, krahas forcimit të lidhjeve në kontekstin e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s.
Bratushek nënvizoi se Sllovenia duhet ti përkrahë proceset e reformave në Bosnjë e Hercegovinë dhe të vazhdojë të zhvillojë të ashtuquajturin proces Pri Kranjo një iniciativë për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve nga ish Jugosllavia, në të cilën merr pjesë edhe Shqipëria.
Bratushek shtoi se duhet të thellohen marrëdhëniet me tregje të treta, mbi të cilat deri tani nuk punohej mjaftë. Sipas saj rrjeti diplomatik duhet të jetë më i zhdërvjelltë dhe të adaptohet në situatë në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare, në përputhje me nevojat e ekonomisë sllovene.