Bajdën dhe Medvedev vizitojnë Serbinë pas formimit të qeverisë së re
Beograd, 30 korrik - Miqtë e parë që do ta vizitojnë Kryeministrin Aleksandër Vuçiç pas formimit të qeverisë së re në Serbi do të jenë Nënpresidenti amerikan Xho Bajdën dhe Kryeministri rus Dmitrij Medvedev.
Bajdën duhet të mbërrijë për një vizitë më 18 gusht. Temat e bisedimeve në Beograd do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe përkrahja e Uashingtonit për rrugën evropiane të Serbisë.
Në fillim të shtatorit Kryeministri Vuçiç dhe Presidenti Tomisllav Nikoliç do të bisedojnë me Dmitrij Medvedevin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes Serbisë dhe Rusisë. Pritet që gjatë vizitës së Medvedevit të nënshkruhet një marrëveshje për eksport në Rusi të automobilave të markës Fiat, të prodhuara në Serbi.