Bajden arriti për vizitë në Turqi
Ankara, 2 dhjetor - Nënkryetari i SHBA-së Xho Bajden arriti mbrëmë për vizitë në Turqi ku me liderët turq do të shqyrtojnë problemet rajonale - Sirinë, Qipron dhe Irakun dhe do të marrin pjesë në biznes forumin në Stamboll.
Zyrtarisht programi i Bjadenit parashikon sot takim me kryetarin e parlamentit Xhemil Çiçek, presidentin e shtetit Abdullah Gjyl dhe kryeministrin Rexhep Taip Erdogan. Nuk është paraparë konferencë për mediat në Ankara.
Pasdite Bajden do të marrë pjesë në biznes forumin në Stamboll.\"Bisedimet do të fokusohen në ndihmën amerikane për luftë kundër terrorizimit të PKK-së, deklaroi këshilltari i Bjadenit për siguri kombëtare Toni Binken. Prej Turqisë Bajden udhëton për në Greq