Bahtiri takoi kryeparlamentarin, Meta dhe ish-kryeministrin Berisha
Tiranë, 2 mars - Gjatë një vizite në Shqipë ri, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar takime të shumta me krerë të insitucioneve të shtetit shqiptar. Pas takimeve me presidentin, Bujar Nishani dhe kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, Bahtiri është takuar edhe me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta si dhe me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Në të gjitha këto takime kryetari Bahtiri, i cili shoqërohej edhe nga nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri, mori mbështetje për projektet e tij zhvillimore në Mitrovicë. Gjithashtu ata inkurajuan kryetarin Bahtiri edhe për bashkëpunim me strukturat e reja që janë zgjedhur në komunat me shumicë serbe në veri në mënyrë që sa më shpejt të integrohet edhe ajo pjesë në kuadër të ligjeve të Kosovës.
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, çmoi vendosmërinë e kryetari Bahtiri për ta bërë Mitrovicën një qytet të zhvilluar ekonomikisht. Mitrovica me kapacitetet që ka duhet të bëhet gjenerator i zhvillimit në Kosovë, tha ai.
Poashtu edhe në takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha, u bisedua për gjendjen aktuale në Mitrovicë. Berisha shtroi nevojën për mbështetje më të madhe për Mitrovicën, duke pasur parasysh rrethanat specifike që ka.
Në të gjitha këto takime ishte i pranishëm edhe Gazmend Boletini, stërnipi i heroit kombëtar, Isa Boletini. Pashmangshëm u bisedua edhe për përgatitjet sa i përket ceremonisë për rivarrimin e eshtrave të heroit, pas konfirmimit të vërtetësisë së eshtrave të tij.
Drejtuesit e shtetit shqiptar dhe personalitet e shquara politike më te cilat u takua kryetari Bahtiri, mbështeten idenë për një ceremoni madheshtore që do të organizohej në bashkëpunim të të dy shteteve shqiptare.