25 Dhjetor 2024

B92 me seri emisionesh kundër shqiptarëve

Beograd, 5 prill - Kur fokusi në marrëdhëniet Kosovë-Serbi është përqëndruar në bisedimet e Brukselit, një televizion serb, B92 ka nisur shfaqjen e një emisioni që do të trajtoj lidhet e krimit me politikën, për botën dhe interesat financiare, të politikës e krimit në Kosovë.

Siç njofton ky rrjet televiziv, raportet ndërkombëtare, publikimet e gazetarëve të cilat flasin për krim të organizuar ku janë të përfshirë nivele të larta të politikës.

“Ato po ashtu pretendojnë se mafia shqiptare ëshë më e forta në Evropë” njofton B92, për të vazhduar më tej se “në të njëjtën kohë edhe përfaqësusit e misioneve ndërkombëtare që kanë kontribuar në këto raporte kanë heshtur me vite të tëra”.

Programi  i cili do të transmetohet çdo të hënë, në ora 21:00, ku trajton marrëdhëniet ndërmjet krimit dhe politikës në Kosovë përgjatë viteve të fundit.

Në sqarimin e televizionit për emision që do të quhet “Reakcija”, thuhet se për këtë nivel krimi të madh kanë folur zyrtarë të lartë të shërbimeve të sigurimit serb, të raporteve të Dick Martyt dhe disa raporte sekrete ndërkombëtare që janë publikuar së fundi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)