11 Janar 2025

Azilkërkuesit ballkanas po deportohen paligjshëm

Stokholm, 28 mars - Një pjesë e vendeve të BE-së në mënyrë të paligjshme dhe me masa gati të dhunshme po deportojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit.

Robert Stark nga Qendra për të Drejtat e Njeriut në Suedi ka shprehur kritika kundër qeverisë suedeze për deportimet e azilkërkuesve, një pjesë e tyre e madhe që janë edhe nga Kosova dhe i përkasin komunitetit rom.

UNHCR gjatë këtij muaji ka regjistruar deportime masive të azilkërkuesve nga Ballkani, sidomos në Gjermani, Austri, Zvicër dhe së fundi edhe në Suedi.

Sipas organizatave humanitare, deportimet në disa raste janë të ligjshme, mirëpo në shumicën e rasteve janë të paligjshme.

Organizatat theksojnë se deportimet për në Kosovë janë të paligjshme, sepse persona të cilët janë lindur në shtetet perëndimore dhe në disa raste as që e zotërojnë gjuhën shqipe.

Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime lidhur me valën e azilkërkuesve nga vendet ballkanike dhe se sipas organizatave joqeveritare, Brukseli me symbyllur po lejon deportimet e tilla, ku po shkelen të drejtat elementare të njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)