Azhubalis: Trafikimi i organeve, jo çështje e OSBE-së
Vjenë, 13 korrik - Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh dhe ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azhubalis, tha se është i inkurajuar me rezultatin pozitiv të takimti të fundit të Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa theksoi se trafikimi me organe njerëzore nuk është çështje e OSBE-së.
Azhubalis vlerësoi veprimet e Serbisë me qëllim që të përmirësohet bashkëpunimi rajonal. \"Është me rëndësi që dialogu të vazhdojë siç edhe ka filluar në atmosferë pozitive.
Vendimet e vështira kërkojnë guxim dhe vizion, dhe shpresoj që marrëveshjet e mëtejshme për çështje të rëndësishme do të arrihen në një të ardhme të afërt, gjë që do të ndikonte në jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovë\", është shprehur Azhubalis. Në konstatimin se
Asambleja e OSBE-së miratoi rezolutën e cila parasheh që hetimin për trafikim me organe në Kosovë ta zhvillojë EULEX-i e UNMIK-u, dhe përse jo OKB, shefi i diplomacisë lituaneze injoroi këtë pyetje duke thënë vetëm se kjo në thelb, nuk është çështje për OSBE-në, por për institucionet relevante të gjyqësisë.