Avioni i zhdukur i linjës Malaysia Air ka rënë në oqean
Pekin, 9 mars - Avioni i zhdukur i linjës Malaysia Airlines ka rënë në oqeanMediat vietnameze raportojnë se është konfirmuar tashmë që avioni i zhdukur prej më shumë se 24 orësh ka rënë në oqean.
Sipas së përditshmes vietnameze Tuoi Tre Marina e Vietnamit ka konfirmuar sot se avioni MH370 i linjës Malaysia Airlines është përplasur 153 milje në jug të ishullit Phu Quoc.
Ndërsa sipas The Mirror një familjar i pasagjerëve që ndodhen në avion i ka rënë telefonit të kushëririt të tij që ishte në avionin MH370, dhe deklaron se zilja bie por nuk përgjigjet njeri. Po ashtu mediat kineze raportojnë se edhe familjarë të tjerë të pasagjerëve konfirmojnë se telefonat e personave që ndodhen në avion bien, por nuk përgjigjet kush.
Autoritetet malazeze thonë se avioni i linjës Malaysia Airlines, i cili ka më tepër se 48 orë që është zhdukur mund të jetë kthyer prapa. Skuadrat e shpëtimit e kanë zgjeruar zonën e kërkimit në det, ndërsa operacionet e kërkimeve ajrore u pezulluan dje për të rifilluar sërish sot. Avioni u zhduk nga radarët gjatë kohës që po fluturonte mbi gjirin e Tajlandës.
Në listat e avionit me 239 pasagjerë, figurojnë edhe dy pasagjerë nga Italia dhe Austria, të cilët nuk ndodhen në avion por pasaportat e tyre janë vjedhur para dy vjetësh në Tajlandë.
Dyshohet se ky mund të jetë një akt terrorist, megjithatë ende nuk është konfirmuar një dyshim i tillë. I pyetur mbi këtë gjë, kryeministri i Majlazisë Najib Razak tha se autoritetet vendore janë duke kërkuar dhe hetuar rreth çdo piste, edhe rreth mundësisë së një akti terrorist, por sipas tij është herët për të dalë në një konkluzion të tillë.
Pilotë të ekipeve vietnameze të shpëtimit thanë se dalluan dy njolla të mëdha nafte pranë brigjeve jug-perëndimore të vendit, megjithëse nuk janë zbuluar pjesë të avionit. Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë. rtk