Avionët luftarakë rusë shkatërrojnë dy rezerva nafte në Siri
Moskë, 24 dhjetor - Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë Igor Konashenkov dje se bombarduesit rusë kanë shkatërruar dy platforma nafte dhe një kamp stërvitjeje të forcave të armatosura në Siri.
Sipas tij janë shkatërruar dhe platforma të naftës në kontrollin e grupeve të armatosura në qytetin Deir ez-Zor.
Zëdhënësi nënvizoi se brenda 5 ditëve avionët luftarakë rusë kanë kryer mbi 300 fluturime dhe kanë kryer sulme ajrore ndaj 1093 objekteve në Aleppo, Idleb, Deir ez-Zor , Hama etj.
Qysh nga 30 shtatori Rusia nisi sulmet ajrore kundër objektivave të \"Shtetit Islamik\" në Siri. Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu tha se ndër objektivat e sulmit të palës ruse përfshihen pajisjet ushtarake, të transportit, rezervat e naftës në kontrollin e rebelëve etj .