11 Janar 2025

Autonomia për serbët e veriu mund të ketë ndikim në Maqedoni

Shkup, 13 nëntor - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti vlerëson se autonomia politiko-territoriale për serbët në veri të Kosovës mund të ketë ndikim e saj edhe në Maqedoni.

Kjo nëse serbët në veri të Kosovës fitojnë autonomi politiko-territoriale e cila njëherazi do të kishte efektin domino në vendet fqinje, konkretisht Maqedoni.

Gjatë një tubimi me diasporën shqiptare në Vjenë, Ahmeti theksoi se po u nda Kosova, kriza e konflikteve mund të rikthehet në Ballkan.

"Në këtë rast si shembull konkret është Kosova si çështje e ndjeshme. Po u ndryshuan kufijtë e Kosovës dhe po u nda një pjesë e saj, u`a them se rreziku është shumë i madh, sepse askush nuk mund të jap garanca se efekti domino nuk mund të ndodhë edhe në Maqedoni", ka deklaruar Ahmeti.

Sipas ekspertëve dhe analistëve politikë nuk do të ketë autonomi territoriale dhe politike për serbët në veri të Kosovës, por të drejtat e tyre do të jenë sipas planit të Ahtisarit dhe të njëjtat nuk do të rrezikojnë integritetin e shtetit më të ri në Europë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)