11 Janar 2025

Austriakët përveç Kroacisë nuk duan shtete tjera të Ballkanit në BE

Vjenë, 9 tetor - Austriakët përveç Kroacisë nuk duan që shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të pranohen anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo bëhet e ditur në një anketë të publikuar nga Brukseli, lidhur me vlerësimin e qytetarëve austriak lidhur me procesin e zgjerimit dhe anëtarësimeve të reja në BE.

Austriakët vlerësojnë se Kroacia duhet të jetë e fundit për tu pranuar në BE. Lidhur me Shqipërinë, 68 për qind e austriakëve janë shprehur kundër, ndërsa vetëm 15 për qind kanë dhënë mendim pozitiv. Kundër anëtarësimit të Serbisë në BE janë deklaruar 61 për qind e austriakëve, ndërsa vetëm 19 për qind mendim pozitiv.

Sa i përket Kosovës, mbi 66 për qind e austriakëve kanë dhënë mendim negativ. Për Maqedoninë 55 për qind e austriakëve nuk duan që ajo të jetë anëtare e BE-së, ndërsa 20 për qind kanë dhënë mendim pozitiv.

Turqia është vendi i tretë në listën e të padëshirueshme sipas austriakëve, që nuk duan që ajo të jetë pjesë e BE-së, pasi që 65 për qind kanë dhënë mendim negative. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)