08 Janar 2025

Austria mbështet fuqishëm Kosovën në rrugën e saj evropiane

Vjenë,  25 janar - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Vjenë është takuar me Sekretarin Shtetëror të Austrisë, Wolfgang Waldner.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka informuar z. Weldner lidhur me zhvillimet në Kosovë, reformat dhe proceset e tjera shtetndërtuese.

Nga ana tjetër, Sekretari Shtetëror i Austrisë, Wolfgang Waldner ka thënë se Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë ka bërë progres të pakthyeshëm.

“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me gjithë vështirësitë është duke shkuar përpara. Edhe Kosova hap pas hapi është duke iu afruar Bashkimit Evropian”, ka shtuar Waldner.

Ai ka paralajmëruar që Austria edhe më tutje, me gjithë fuqinë që ka, do të mbështes Republikën e Kosovës në reformat e nevojshme në rrugës e saj evropiane.

Duke folur për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, Waldner ka theksuar se Austria që nga fillimi ka qenë një përkrahës i madh i Planit të Ahtisaarit.

“Ajo që është pagëzuar në Vjenë, mund të ketë edhe përfundimin e suksesshëm të saj. Kjo tregon që bashkësia ndërkombëtare është gati të përfundojë misionin e mbikëqyrjes, nëse plotësohen parakushtet e duhura”, ka shtuar ai.

Kjo, sipas Waldner, duhet të jetë edhe një shtysë e fuqishme për bashkëpunimin konstruktiv në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)