18 Maj 2024

Austria kundër kandidaturës së Serbisë

Vjenë, 8 dhjetor - Dhuna e serbëve kundër ushtarëve gjermanë dhe atyre austriakë të KFOR-it në veri, ka lënë gjurmët e veta dhe nuk do të kalojë pa pasoja për Serbinë, ka deklaruar ministri i jashtëm austriak, Michael Spindeleger.

Serbia nuk ka treguar realizëm dhe as reagimin e pritur prej saj në ditën kur janë sulmuar ushtarët e KFOR-it.

Për pasoj situata në veri të Kosovës javët e fundit është keqësuar shumë. Austria ka qenë gjithmonë një zë pro për statusin kandidat të Serbisë, por pas zhvillimeve të fundit, Austria ka një qëndrim tjetër.

Spindeleger ka thënë se në tavolinën e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ka hedhur një propozim kompromisi, i cili vë në provë statusin kandidat të Serbisë.

Vetëm nëse Serbia në mënyrë të besueshme arrin të bind vendet e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës dhe vetëm nëse vërehen përparime të prekshme, Austria do të angazhohet që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Vetëm kur të plotësohen këto kushte Austria do të konfirmojë pajtimin e vetë për dhënien e përhershme të statusit kandidat për Serbinë, ka thënë ministri i jashtëm austriak Spindeleger para grupit parlamentar të partisë së tij ÖVP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)