23 Dhjetor 2024

Austri, pushohet kryepolici që dëboi fëmijët kosovarë

Vjenë, 16 tetor - Ministrja e Brendshme austriake, Maria Fekter, shkarkoi sot shefin e policisë së Vjenës për imigracionin, pas dëbimit të polemizuar kohët e fundit të dy vajzave të vogla dhe të babait të tyre drejt Kosovës, ndërkohë që nëna është shtruar në një spital të Vjenës.

"Nuk duhet që ndërhyrjet të zhvillohen në këtë mënyrë. Janë bërë disa gabime në planifikim, jo nga policët por nga drejtoria e tyre", deklaroi Maria Fekter, njëkohësisht kryetare e Partisë Popullore austriake, OVP.

Si pasojë, shefi i policisë së Vjenës për Imigracionin, Stefan Stortecky, është shkarkuar nga detyra, me efekt të menjëhershëm, deklaroi ajo.
   
Më 8 tetor, policë të shumtë kanë ardhur të armatosur deri në dhëmbë për të shoqëruar drejt aeroportit të Vjenës motrat binjake Dorentina dhe Daniella, 8 vjeçe, si dhe babanë e tyre. Familja jetonte që prej gjashtë vjetësh në Austri, dhe i ishte rrëzuar kërkesa për azil.
   
Nëna e dy vajzave të vogla është shtruar në spital që prej disa ditësh për shkak të problemeve psikike.
   
Raportuesi i posaçëm i OKB-së për torturën, austriaku Manfred Noëak, i ka kritikuar kushtet e këtij operacioni policor, duke u shprehur se ndarja e fëmijëve nga nëna ishte në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
   
Partia Socialdemokrate, SPO, kryetari i të cilës, Ëerner Faymann drejton qeverinë e koalicionit të gjerë SPO/OVP, ka kritikuar ashpër edhe Maria Fekter për shkak të kushteve të këtij dëbimi, si dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të ndihmës për imigrantët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)