10 Janar 2025

Australia rrit strehimin e azilkërkuesve

Canaberra, 23 gusht - Australia deklaron se do të rrisë strehimin e emigrantëve në 20 mijë njësi në vit, nga 13.750 që është aktualisht, pas një rekomandimi të bërë nga një panel ekspertësh.

Kryeministrja Julia Gillard deklaroi se rritja në fjalë, deri në 40 për qind, është më e madhja në tre dekadat e fundit.

Lëvizja ishte gjithashtu një nga 22 propozimet e avancuara nga një panel i pavarur ekspertësh mbi mundësitë e strehimit, të bëra më herët gjatë muajit.

Që atëherë, ligjvënësit kanë aprovuar rihapjen e kampeve të strehimit jashtë vendit për azilkërkuesit.

Përfundimi i panelit u miratua nga zonja Gillard, pavarësisht ngërçit në radhët e qeverisë për këtë çështje dhe numrit në rritje të azilkërkuesve që mbërrijnë në Australi përmes varkave.

Paneli, i drejtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes Angus Houston, ka deklaruar se rekomandimet synojnë të inkurajojnë njerëzit që të kërkojnë azil përmes kanaleve zyrtare.

Nga ana e saj, zonja Gillard deklaroi se vendimi i qeverisë për të rritur ndihmën humanitare për refugjatët synon t’u japë një mesazh të qartë atyre.

“Mesazhi numër 1, nëse vini me varkë rrezikoni të transferoheni. Por mesazhi numër dy është se, nëse rrini aty ku jeni, atëherë do të ketë më shumë mundësi për t’u vendosur në Australi”, deklaroi Gillard. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)