Australi, rrezik për katastrofë ekologjike
Kanaberra, 5 prill - Në Australi rrezikohet të shkaktohet një katastrofë e vërtetë ekologjike pas mbytjes së një anijeje mallrash kineze, 70 kilometra në lindje të Great Keppel Island, parajsës ekologjike në brigjet veriperëndimore të Shtetit të Queensland.
Anija transportonte 65 mijë tonelata karboni të ngarkuara në portin e Gladstone dhe 950 tonelata nafte.
Deri më tani është kontrolluar derdhja e karburantit në det, por sipas autoriteteve australiane anija Sheng Neng I, mund të ndahet më dysh duke derdhur kështu të gjithë lëndën e dëmshme për gjallesat në zonë. Për pasojë do të prishet zinxhiri jetësor nënujor dhe do të ketë shkatërrim të natyres dhe mrekullive te saj.
Ndërkohe ekspertët po punojnë për të evituar katastrofen, por kushtet në det dhe erërat e forta po pengojnë gjithnjë e më tepër operacionet.