11 Janar 2025

Athina përballet me 20 000 të pastrehë

Athinë, 11 janar - Mijëra greke të pastrehë janë përballur në këto dy dite pas reshjeve të borës që kanë rënë edhe në Athinë, me temperaturat e ulta nën zero dhe të ftohtin e acartë.
 
Janë më shumë se 20 000 persona të pastrehë vetëm në kryeqytetin grek që jetojnë me ndihmat ushqimore të bashkisë, kishes apo organizatave humanitare, shumica e tyre qytetarë që kanë humbur punen dhe nuk kanë mundur te shlyejnë detyrimet financiare perkundrejt bankave në këto kater vite që vendi ndodhet në krizë të thellë ekonomike.
 
Numri i tyre sa vjen e shtohet pasi edhe papunësia ka arritur sipas statistikave te fundit te Eurostat në mbi 26%, ndersa numri i personave qe kercenohen direkt nga varferia ka shkuar në 3.4 milionë ose e thënë ndryshe nje e treta e popullsisë vendase.
 
"Janë njerëz që kanë humbur shtëpitë e tyre, pasuritë, njerez të zakonshem qe tani nuk kanë asgjë", thotë një grek i papunë.
 
Qendra e Ndihmës se Bashkisë së Athinës ka shperndare batanije dhe ushqime per kete mase te madhe te njerezve ne nevoje dhe ka hapur te pakten tre strehimore të përkohshme për të pastrehët.
 
"Do te shperndajme mbulesa,batanije,sanduice,rrush te thate, kryesisht ushqime tek ata qe nuk duan te shkojne tek strehimoret", tha Giannis Apostolou, Qendra e Ndihmes per te Pastrehet ne Athine .
 
Numri i te pastreheve do te ishte akoma me i madh ne se Greqia nuk do te ishte ende nje vend ku lidhjet familjare jane ende te forta. Por rrethi vicioz ku ka hyre ekonomia e saj qe eshte tkurrur vitin e kaluar me mbi 5.5% dhe do te vazhdoje te jete perseri ne recension ne 2013 per te gjashtin vit rrjesht krijon pesimizem tek shumica e qytetareve.
 
Greqia ka marre nje pjese te madhe te ndihmes shumemiliardeshe nga FMN-së dhe BE-së, si kusht per te kryer reforma ekonomike, por masat e dhimbshme anti-krize kane gjunjezuar vetem shtresen e varfer dhe te mesme te popullsise, ne kontrast me kasten e politikaneve dhe te biznesmeneve, te cilet jo vetem qe nuk jane prekur nga kriza, por edhe kane perfituar prej saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)