Ata që e gjuajnë KFORin janë kriminelë që duhet të arrestohen
Prishtinë, 3 qershor - Daniel Serwer, analisti amerikan dhe profesor në Johns Hopkins University në SHBA, ka shpalosur pikëpamjet e tij mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, por edhe në rajon.
\"Ata që po e gjuajnë KFORin janë kriminelë që duhet të arrestohen. Fakti që dy ushtarë gjermanë janë plagosur atje, nënkupton se Nikolic duhet ti japë shpjegime Angela Merkelit. Por Presidenti i ri serb vështirë se do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës.\"
\"Ju duhet të punoni shumë për të ecur drejt BEsë. Në një vend të vogël si i juaji duhen njerëz të guximshëm për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\", është shprehur ai.