Astrit Rexha në kreun e lartë të SPD në Gjermani
Berlin, 4 maj - Një pjestarë i një familje shqiptare nga Kosova ka arritur që të ngjitet në majat e udhëheqjes së partisë SPD në Gjermani.
Fjala është për Astrit Rexhën familja e të cilit kishte arritur para 40 viteve në Gjermani. Astriti ka lindur dhe është rritur në Gjermani, ndërsa ai pas një praktike të zhvilluar brenda kësaj partie, ka vendosur që të ngjitet në majat e udhëheqjes së saj.
Tani sapo ka mbushur 26 vite dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Mainz-it në drejtimin e Juristikës. Pos asaj po në të njëjten kohë ai ka përfunduar studimet në lëminë e të Drejtave Shoqërore pranë Universitetit të Haburgut.
Astriti është një njeri tejet social si dhe ka ide të mira për sistemin e integrimit të emigrantëve në Gjermani, thuhet nga Partia Socialdemokrate (SPD).