Asteroidët i afrohen Tokës
Florida, 9 shtator - Dy asteroidë i afrohen Tokës. Teleskopi Catalina Sky Survey (CSS), i vendosur në malin e Santa Catalina (Arizonë), ka zbuluar dy trupa hapësinorë që të mërkurën do të kalojnë në një distancë më të vogël se ajo mes planetit tonë dhe Hënës, 386241 kilometra.
Falë afrimitetit të tyre, sipas referimeve të NASA-s, asteroidët do të jenë të dukshëm për të apasionuarit e astronomisë edhe me teleskopë me fuqi të mesme.
Sipas ekspertëve, asteroidi 2010 RX30, që ka një dimension nga 9-19 metra, do të kalojë në një distancë 247.838 kilometra nga Toka, rreth orës 11:51.
Ndërsa objekti i dytë i quajtur RF12 2010, me përmasa nga 6-15 metra, do të kalojë rreth 78 mijë kilometra rreth orës 23:12.