Asselborn: S`ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

Luksemburg, 26 tetor - Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ka pohur se për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, herët a vonë Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Negociata me siguri do të duhen deri në njohjen përfundimtare të Kosovës nga Serbia, por me kohë, është e pashmangshme që Serbia ta pranojë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, ka thënë Asselborn kur është pyetur nëse njohja është kusht për anëtarësim në BE.
Asselborn ka thënë se shteti i tij përkrah kandidaturën e Serbisë për në Bashkimin Europian dhe do të votoj pro në dhjetor, por përmirësimi i marrëdhënieve me shtetin fqinj është kushti kryesor për të shkuar më tej.