Ashton: Zgjedhjet e 3 nëntorit moment i së ardhmes së Kosovë
Bruksel, 31 tetor - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Zëvendës Kryetarja e Komisionit Catherine Ashton, ka deklaruar se zgjedhjet e 3 nëntorit janë një moment i rëndësishëm i së ardhmes së Kosovës.
Sipas saj zgjedhjet janë një element i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së prillit dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
"Shumë njerëz kanë punuar shumë për ti përgatitur këto zgjedhje, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, dhe unë i përshëndes këto përpjekje. Një falënderim i veçantë i shkon OSBE-së, përkushtimi i së cilës me rolin e saj lehtësues ka qenë i dobishëm për të na sjellë aty ku jemi sot", thuhet në komunikatën e Catherine Ashtonit.
Sipas saj në fillim të procesit të dialogut, kanë qenë dy kryeministra të guximshëm. Ata patën vizionin dhe kurajën për të arritur marrëveshjen e prillit dhe për ta zbatuar atë. Unë ju bëj thirrje atyre sot që ta tregojnë të njejtin vizion dhe kurajë për të siguruar zgjedhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse.
"BE-ja do ta përcjell nga afër mbajtjen e zgjedhjeve. I inkurajoj të dy liderët që të adresojnë çfarëdo sfide të mbetur rreth zgjedhjeve, përkrah natyrës së veçantë të zgjedhjeve, si pjesë e zbatimit të marrëveshjes së prillit, këto zgjedhje duhet të jenë edhe një hap drejt konsolidimit të demokracisë së Kosovës", thuhet në thuhet në komunikatën e Catherine Ashtonit.
Më 3 nëntor vetëm pak ditë pas hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-ja pret nga Kosova zgjedhje të lira dhe të drejta.
"Mesazhi im për qytetarët e Kosovës gjithandej është: merrni pjesë në zgjedhje të dielën. Kjo vlen veçanërisht për komunitetin serb të Kosovës. I kuptoj shqetësimet, veçanërisht në veri, mirëpo pjesëmarrja është mënyra më e mirë për të siguruar së zëri juaj dëgjohet, përundon komunikata.