Ashton zëvendëson Cooper në bisedimet Kosovë - Serbi
Bruksel, 2 gusht - Fillimi i shtatorit do të jetë edhe fillimi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Kështu ka thënë shefi i departamentit të ministrisë së jashtme gjermane për Evropën juglindore, Nikolas Lambsdorf.
Ai ka thënë se baronesha Catherin Ashton do të marrë rolin e Robert Cooper dhe do të jetë ndërmjetësuese e këtij dialogu.
Lambsdorf po ashtu ka thënë se Gjermania mbështet dialogun KosovëSerbi dhe se shpreson në arritjen e rezultateve që do të kontribuonin në një bashkëpunim afatgjatë.