Ashton viziton Ukrainën
Bruksel, 24 shkurt - Shefja e diplomacisë evropiane, do të vizitojë Ukrainën, thuhet në një njoftim të zyrës për informim të Katrine Ashton.
Gjatë vizitës së saj në Kiev, Ashton pritet të takohet me funksionarët kryesorë të zhvillimeve në Ukrainë.
BE shpreh mbështetjen për një rrugëzgjidhje të qëndrueshme të krizës politike ne këtë vend dhe thekson në marrjen e masave të nevojshme për krijimin e një stabiliteti ekonomike në Ukrainë.
Më herët shefja e diplomacisë evropiane u kishte kërkuar ukrainasve të sillen në mënyrë të përgjegjshme.
Ashton, gjithashtu ka mirëpritur lirimin e Julia Timoshenkos, ish kryeministre e Ukrainës.