Ashton uron Vucicin për zgjedhje
Bruksel, 17 mars - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, i ka uruar popullit serb mbajtjen e zgjedhjeve dhe ka theksuar se lideri i Partisë Serbe të Progresit, Aleksandar Vuçiq, në këto zgjedhje është treguar me fitore.
Ashton, më tutje, ka theksuar se Vuçiq ka treguar se i mbetet besnik dialogut Beograd Prishtinë dhe se është partner i fuqishëm për vazhdimin e këtij dialogu, raporton Beta.
Catherine Ashton ka thënë se tashmë ka kontaktuar me Beogradin dhe Prishtinën, lidhur me rundin e ri të dialogut, dhe se shpreson se ai do të mbahet sa më shpejt.