Ashton thërret takim Prishtinë-Beograd për barrikadat
Bruksel, 10 korrik - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë, në veçanti ato rreth urës në veri.
Ajo ka kërkuar nga ekipi i saj në Bruksel që të thërrasë nesër një takim midis Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet që lidhen me Urën e Mitrovicës, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve.
Dje, në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i sheshit Car Lazar, i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër.
E si kundërpërgjigje, banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve kanë vendosur një cilindër betoni duke e emërtuar atë Sheshi Adem Jashari.