Ashton tërhiqet nga bisedimet formale
Bruksel, 4 prill - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton është tërhequr nga bisedimet dhe takimet formale për arritjen e një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.
Kryediplomajtja ia ka lënë në dorë gjithçka dy vendeve, duke pritur që ato t,i komunikojnë vendimet e mara për propozimet që ajo i ka bërë.
Zëdhënësja e Ashton, Maja Koçijançiç kujtoi progresin e arritur në gjashtë muaj dialog, duke përsëritur se hendeku mes palëve është i ngushtë, por i thellë.
Të dyja palët janë kthyer në vendet e tyre për konsultime dhe Përfaqësuesja e Lartë pret vendimet e tyre në ditët që vijnë. Ju e dini se çfarë parashikojnë përfundimet e Këshillit për detyrën e Përfaqësueses së Lartë dhe ajo do ti raportojë Këshillit këtë muaj mbi rezultatet e këtij dialogu deri në atë moment, deklaroi Koçijançiç