Ashton sot viziton Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë
Bruksel, 15 prill - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton do të nis sot një turne të vogël ballkanike, për tiu konfirmuar shteteve të rajonit, perspektivën evropiane.
Ashton nis ditën në Podgoricë, kurse më pas do të shkoj në Tiranë dhe Shkup, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.
Ende nuk dihet nëse ajo do të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
Por, sipas zyrës së saj për shtyp, nëse do të ketë ndalesa tjera dhe ndryshim agjende përpos këtyre tri kryeqyteteve, do të ketë njoftim me kohë.