23 Prill 2024

Ashton sot viziton Serbinë, nesër Kosovën

Bruksel, 26 maj - Pas vizitës së presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, të premten, më 27 maj, do të mbërrijë për vizitë në Kosovë.

Zëdhënësja e saj, Maja Kocijancin, ka thënë se gjatë qëndrimit në Kosovës, Ashton do të bisedojë për reformat europiane në këtë vend si dhe për dialogun me Beogradin.

Ndërkaq para se të shkojë në Kosovë, Ashton qëndron sot në Beograd, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të këtij shteti fqinj për reformat që bën Serbia në procesin e përfarimit me BE-në, bashkëpunimin rajonal të saj, si dhe për rrjedhën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe pritjet që ky dialog të sjellë shpejt edhe disa rezultate të prekshme.

Ashton do të takohet me presidentin serb Boris Tadiç, me kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me anëtarët e ekipit kosovar në dialogun me Beogradin. Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka vendosur të përfshihet personalisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë .

Në këtë vizitë shefa e diplomacisë së Bashkimit Evropian shoqërohet nga këshilltari i saj politik, Robert Cooper, si lehtësues në bisedime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)