Ashton: Serbisë si kërkoj njohje të Kosovës
Bratisllavë, 28 shkurt - Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar sot në Bratisllavë se nuk kërkon dhe nuk do të kërkojë nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që të pranojë pavarësinë e Kosovës.
E vetmja gjë që kërkoj është të mos injorohen njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, ka thënë Ashton, pas takimit me presidentin sllovak.
Ajo po ashtu ka theksuar se pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet prapa.
Sllovakia është njëri nga pesë vendet e BE-së, që nuk e ka njohur ende shtetësinë e Kosovës.