12 Maj 2024

Ashton rikonfirmon që Kosova ka perspektivë të sigurtë evropiane

New York, 23 shtator - Në takimin e zhvilluar në New York, Baronesha Ashton përgëzoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për lidershipin e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për përkushtimin dhe punën e mirë në sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me zëvendëspresidenten e BE-së, Catherine Ashton mori rikonfirmimin që Kosova ka perspektivë të sigurtë evropiane.

Në takim, kryeministri Thaçi shprehu angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kryeministri Hashim Thaçi i ritheksoi baroneshës Ashton gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar me forcimin e qeverisjes së mirë, reformat substanciale në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës evropiane të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)